Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar disa takime me strukturat e Bashkisë së Kolonjës.
Në këto takime kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Sipas ministrit Panariti, Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që të shërbejë si motori i zhvillimit ekonomik .
“Shqipëria, që të zhvillohet më shpejt, të ecë përpara, ka nevojë për një forcë politike që është motori i vendit. Dhe ky motor i zhvillimit të vendit është vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim”, tha Panariti.
Ndërkohë, Brahimllari deklaroi se LSI është një forcë politike e cila bazohet mbi meritokracinë e anëtarëve të saj.
“Ju në Kolonjë e kaluat një provë, atë të zgjedhjeve lokale ku dëshmuat dhe njëherë, që LSI-ja është një forcë politike e konsoliduar, e cila mishëron më së miri koherencën dhe besnikërinë ndaj interesit qytetar. LSI është forcë politike e strukturuar dhe meritokracia qëndron në bazën e organizatave të saj. Sfida jonë është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve. Politika e LSI-së është e qartë, stabilitet politik dhe qëndrueshmëri për vendin”, shprehet sekretari. (K.P/Shuplaka)