22:49 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria nis hetimin për blerjen e limuzinës luksoze të ish-kryeministrit Gruevski

22:26 | 24/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria nis hetimin për blerjen e limuzinës luksoze të ish-kryeministrit Gruevski

Prokuroria Speciale e Maqedonisë dyshon se dy ish-zyrtarë abuzuan me detyrën për të blerë një limuzinë luksoze me vlerë 575,000 euro për ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Prokuroria Speciale, të martën tha se kishte nisur një hetim të koduar “Tank” mbi dyshimin se dy ish-zyrtarë të qeverisë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, u përfshinë në një marrëveshje të paligjshme për të blerë një limuzinë luksoze Mercedez për Gruevskin, kryeministrin e asaj kohe në 2012.

“Ka dyshime të arsyeshme se e dyshuara e parë, për të përmbushur dëshirën e kryeministrit për të blerë një makinë specifike, inkurajoi të dyshuarin e dytë të shpërdorojë detyrën gjatë një prokurimi publik dhe për të favorizuar në mënyrë të paligjshme një kompani të caktuar për ta blerë atë lloj makine, tha SJO në një deklaratë për shtyp.

SJO hapi një hetim bazuar te bisedat mes dy zyrtarëve të lartë të qeverisë që doli në dritë gjatë skandalit të përgjimeve masive që opozita zbuloi në fillim të vitit 2015.

Në maj, opozita bëri publike disa biseda të përgjuara mes kryeministrit të atëhershëm Gruevskit, kushëririt të tij tani shef i dorëhequr i policisë, Saso Mijalkov dhe ministres së brendshme të atëhershme Gordana Jankuloska, që opozita tha se tregonin kryeministrin që bleu fshehurazi një Mercedez me vlerë rreth 600,000 euro.

“Deri në zgjedhjet vendore, do të themi që është për ministrinë e brendshme… dhe unë do ta përdor vetëm për destinacione ku nuk do të kem takime me gazetarë,” dëgjohet Gruevski të thotë për Jankuloskan.

Ai që dyshohet si zëri i Gruevskit në regjistrime përdori vetëm gërmën ‘M’ kur fliste për Mercedezin.

Një tjetër bisedë mes Jankuloskas dhe Mijalkov zbuloi çmimin e saktë të makinës së pajisur plotësisht – 575,000 euro

“Është një fantazi, nuk kam parë kurrë një gjë të ngjashme,” thotë Jankuloska për Mijalkov, duke shtuar se e kishin fshehur nga publiku në garazhin e kryeministrit.

Që nga formimi në vjeshtë 2015, Prokuroria Speciale në Maqedoni u ngarkua me akuzat për krim të nivelit të lartë që dolën nga përgjimet e paligjshme dhe ka hapur disa hetime ndërsa dy çështje kanë nisur nga gjykimi.

Social Demokratët në opozitë në Maqedoni, pretendojnë se Gruevski, kreu i partisë qeverisëse VMRO DPMNE, ideoi skemën e përgjimeve me kushëririn e tij Mijalkov.

Por Gruevski, që tani po përpiqet të sajojë një shumicë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, ka këmbëngulur se përgjimet ishin orkestruar për të destabilizuar vendin nga shërbime të huaja.

Prokuroria që ka hetuar përgjegjësinë e përgjimeve, tha në shkurtin e vitit të shkuar se dyshonte se e kishin bërë dhjetë persona nga policia sekrete.

Institucioni tha se ka mbledhur prova që sugjeronin se të paktën 5827 numra telefoni të ministrave, opozitarëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe figurave publike u përgjuan ilegalisht nga policia sekrete prej 2008 deri në 2015./BIRN

gruevski

 

Etiketa: birngruevski
Pas

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel (FOTO)

Para

Shkon në 17 numri i viktimave të ortekut në Itali, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Para
Shkon në 17 numri i viktimave të ortekut në Itali, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Shkon në 17 numri i viktimave të ortekut në Itali, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.