22:19 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

80 kilogramë drogë brenda një dhome, policia arreston 62-vjeçarin në Vlorë (VIDEO)

09:06 | 25/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
80 kilogramë drogë brenda një dhome, policia arreston 62-vjeçarin në Vlorë (VIDEO)

Në kuadër të operacionit të koduar “West” është kryer sekuestrimi i sasisë prej 80 kilogramë lëndë narkotike kanabis në një banesë në fshatin Beshisht të Vlorës.

Në pranga është vënë shtetasi Spiro Tupa 62 vjeç, i cili mësohet se dispononte lëndën narkotike në banesë, gati për ta shitur.

Detaje të Policisë së Vlorës:

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “WEST”!

Sekuestrohen 80 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva ! Kapet nga Policia poseduesi i lëndës narkotike ! Arrestohet në flagrancë shtetasi: – Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Spiro Tupes, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimdrogesekuestrimvlore
Pas

Rritet numri i viktimave nga tornado dhe stuhitë në SHBA (FOTOT)

Para

Topless në rrugë, po jo të gjithë e dallojnë (VIDEO)

Para
Topless në rrugë, po jo të gjithë e dallojnë (VIDEO)

Topless në rrugë, po jo të gjithë e dallojnë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.