Deputeti i PS, Erjon Braçe e cilëson karagjoz Lulzim Bashën pas deklaratave se vinte me lajme të mira nga Amerika pas ceremonisë së Presidentit Trump.
“Banaliteti i tij si alternativë arrin deri këtu: Unë do fitoj se në Amerikë ka fituar Donald Trump. Dikush duhet ti shpjegojë Bashës se fitoret nuk janë si gripi, për më tepër kur ka një oqean në mes, jo vetëm fizikisht, por në mendësi, dije, e mbi te gjitha në përgjegjësi para ligjit” shkruan Braçe.
Deputeti i majtë thotë se Basha është një kokëbosh që nuk u ofron asgjë shqiptarëve.
Statusi i plotë i Erion Braçes:
Pa asnje diskutim;
Opozita eshte nje element kushtetues,
por Lulzim Basha eshte nje karagjoz!!
Ka tre dite udheheqesi qe duke qeshur thote:
Vij me lajme te mira nga Washingtoni, disa ua kam percejelle, por jo te gjitha, ka edhe me, por ato dua percjelle ne kohen e duhur!!
Budallai i gjore keto fjali pa kuptim artikulon pa pushim.
Nje arsye ka:
Nuk di, nuk arrin dot ne permbajtje, nuk ka thelb.
Banaliteti i tij si alternative arrin deri ketu:
Une do fitoj se ne Amerike ka fituar Donald Trump.
E kuptoni,
ky kokebosh nuk i ofron dot asgje shqiptareve.
Ne kushtet kur nga ceremonia e inagurimit te presidentit Trup,
buciti thelbi i mandatit te tij-America First, Amerika First!, shoqeruar me nje sere vendimesh te oreve te para ne kete linje dhe,
qe perforcojne qarte proteksionizmin si filozofi,
ky kokebosh, ju ofron zbrazetine shqiptareve.
Asgje tjeter!
Dikush sot i kish thene se,
duhet ta udheheqe karrocen e PD pa Sali Berishen.
Natyrisht, kjo eshte me shume se mesazhi me “fitoren ne Amerike” qe Lulzim Basha percjell e me te cilen nuk ushqen kerkend.
Edhe pse kjo eshte estrade, e madhe madje,
pavaresisht se ka Berishen brenda.
Por thote dicka ama.
Dikush duhet te vazhdoje ti flase Lulzim Bashes.
Ti spjegoje se fitoret nuk jane si gripi, per me teper kur ka nje oqean ne mes, jo vetem fizikisht, por ne mendesi, dije, e mbi te gjitha ne pergjegjesi para ligjit.
A po, kultura e ligjit perhapet, me vonese por perhapet masivisht.
Nje vrases nuk amnistohet, kerkund, per gjithe jeten!