20:06 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kontradita te ‘’IMSI CATCHER’’, ish-drejtuesi në burgun e Peqinit pranon takimin me Xhelilin dhe hyrjen e automjetit në ambjentet e burgut

11:38 | 25/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontradita te ‘’IMSI CATCHER’’, ish-drejtuesi në burgun e Peqinit pranon takimin me Xhelilin  dhe hyrjen e automjetit në ambjentet e burgut

Drejtori i Burgut të Rogozhinës Besnik Kaptelli ka qenë disi kontradiktor në dëshminë e tij në Komisionin IMSI CATCHER. Fillimisht ai ka thënë se nuk kishte dijeni që një makinë të ishte futur në ambjentet e burgut, por më vonë ka thënë se ka patur dijeni. Kjo sepse sipas tij ai ka punuar në tre institucione të ndryshme këtë kohë si shef i policisë.

Noka: Sa kohë keni në krye të burgut të Rrogozhinës?

Kaptelli: Kam qenë katër muaj .

Noka: Po më parë ?

Kaptelli: Kam qenë në burgun e Fierit

Noka: A keni dëgjuar për një paisje që maste lagështinë në burgje?

Kaptelli: E kam dëgjuar vetëm nga mediet.

Noka: Keni marrë urdhër nga Artur Zoto për futjen e një makine në burg?

Kaptelli: Edhe njëherë e përsëris nuk kam marrë ndonjë urdhër nga Zoti Artur Zoto. Këto lëshohen vetëm me shkrim nëse do të futen. Dhe m,ë pas I bëhen prezente titullarit të Komisionit

Noka: Jeni thirrur në orange të tjera për këtë çështje?

Kaptelli: Vetëm në Prokurorinë e Tiranës para 4-5 muajsh.

Noka: A keni dijeni që ka të dhëna shkresore për institucionet ku ju keni drejtuar për të dhëna të një makine?

Kaptelli: Në njërin nga këto institucione, për burgun e Peqinit kam dhënë dëshminë time dhe informacionet.

Noka: Ju keni dijeni pra që Elton Xhelilaj ka hyrë në burgun e Peqinit, pra keni kujdes se çdo dëshmi e rreme ju vë përpara përgjegjësisë për dëshmi të rreme. Unë sapo e këshillova dëshmitarin që t’I për,bahet të vërtetës se është në hetim dhe në rast devijimi do të thotë që funksionon kodi i procedurës penale edhe për dëshmitë në këtë komision.

Sapo pranoi që ka dijeni për futjen e Enton Xhelilaj në burgun e Peqinit, madje sapo pranoi që ka dhënë dëshmi edhe në Prokurori për këtë.

Çuko: A mund ta përsëishësh atë që the?

Kaptelli: Kam pranuar që jam thërritur nga organet ligjzbatuese për këtë fakt

Noka: Sapo pranoi që ka dijeni. 

Qefalia: Mënyra e kërcënimit të bën të dukesh si një prokuror. Pyetjen e kisha të tillë që keni punuar në dy institucione?

Kaptelli: Po është e vërtetë që kam punuar në disa institucione.

Noka: A keni dijeni që vijnë ekspertë që vijnë dhe masin cilësinë e ajrit. Ka një kujdes të madh nga Ministria e Brendshme, ndryshe nga Tirana që e kanë matur cilësinë e ajrit vetëm në disa pika Ministria e Brendshme ka qenë më e kujdesshme për të burgosurit.

Kaptelli: Në një nga këto ditë kam komunikuar me shërbimet e mija të policisë. Elton Xhelilaj ka hyrë në burgun e Elbsaanit. Kam biseduar me të për çështje të ndryshme. Jam vënë në dijeni të emrit të tij më vonë.

Noka: Kush ju urdhëroi të takonit këtë person?

Kaptelli: ja kam bërë me dijeni këtë prokurorisë

Noka: Kush ua komunikoi? Nuk ka të bëjë aspak me sekretin hetimor

Kaptelli: Unë e kam pritur vetëm në zyrë këtë person. Unë ju kujtoj se burgu i Peqinit është i sigurisë së lartë

(Nuk jep një përgjigje kush e ka urdhëruar)

Noka: Kush ua komunikoi ?

Kaptelli: Mua më është komunikuar nga salla operative.

Dogjani: Kjo është një ngjarje shumë  e rëndësishme, pasi jo vetëm që ata që e kanë bërë duhet të paraqiten para ligjit, po edhe që kjo të mos bëhet e udhës. A rregjistrohen të gjitha mjetet që hyjnë në ambjentet e burgut. A është regjistruar ky mjet? A keni dijeni ju me çfarë motivacioni është regjistruar ky mjet?

Kaptelli: Ky mjet është regjistruar komform të gjitha procedurave. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: Benik KaptelliIMSI CATCHERkomisioni
Pas

Përfitoi nga amnistia, por i jep fund jetës: Ku kam mundësi të paguaj kaq para? Veç të vetëvritem

Para

Vijon dorëzimi i armëve vullnetarisht, në 24 orë ç’armatosen 21 familje në vend (VIDEO)

Para
Amnistia për armët, kush nuk do përfitojë

Vijon dorëzimi i armëve vullnetarisht, në 24 orë ç'armatosen 21 familje në vend (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.