Ka agravuar situata në komisionin për paisjen IMSI CATCHER. Dëshmitari i fundit ka qenë shumë i rëndësishëm pasi ka dhënë disa të dhëna mjaft të rëndësishme në lidhje me paisjen dhe takimin me punonjësin e policisë Xhelili.
Çuko-Kaptellit: Mos u presiono nga këta. (është fjala për Nokën)
Noka: Nuk mund të kërcënosh dëshmitarin dhe nuk mund të kërcënohet me varje.
Çuko: A e keni parë me sytë tuaj këtë paisje?
Kaptelli: Absolutisht jo.
Çuko: Kur takuat këtë personin që sapo deklaruat, a kishte në xhep një paisje të tillë?
Kaptelli: Personat që hyjnë aty janë të kontrolluar dhe nuk ka mundësi të një paisje të tillë.
Çuko: Sa qëndruat në zyrë, me minuta, orë apo sekonda?
Kaptelli: Jo më shumë se 10 deri në 15 minuta. Ju bëj me dije se gjithçka ka të bëjë me tema sensitive.
Çuko: Erdhi vetëm apo me të tjerë persona?
Kaptelli: Personi që ka ardhur në zyrën time ka qenë vetëm.
Çuko: Iku në këmb apo me makinë?
Kaptelli: Unë e kam përcjellë deri jashtë zyrës.