Për të dytin vit radhazi, Shqipëria ka shënuar përparim në renditjen e “Transparency International”, duke shkuar në vendin e 83-të nga vendi 88-të ku ndodhej një vit më parë.
Për këtë vlerësim të publikuar në ndeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, për “luftimin e rrethit vicioz të korrupsionit dhe të pabarazisë”, ka reaguar edhe Ministri i Shtteit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.
Ai shkruan se Shqipëria arriti të marrë tri pikë më shumë në klasifikim, çka flet për progresin e qëndrueshëm në vend. Sipas ministrit Çuçi, tashmë mbetet sfidë zbatimi i reformës në drejtësi me qëllim që rastet e denoncuara të mos mbeten nëpër sirtare.
“Shqiptarët besojnë tek reformat e qeverisë. Raporti I Transparency International mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit e rendit Shqipërinë në vendin e 83 duke u ngjitur me 5 vende nga raporti i një viti më parë.
Kemi arritur të marrim tre pikë më shumë në klasifikim, me një total prej 39 pikësh çka përbën progres të qendrueshëm e pozitiv për vendin.
Tani duhet zbatim i reformës në drejtësi që rastet e denoncuara të mos mbeten në sirtaret e organeve të drejtësisë, por të marrin dënimin e merituar.”, shkruan ministri Çuçi. (XH.A/SHUPLAKA)