Nga çelja e Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit Niko Peleshi, zëvendës kryeministri, ka theksuar rëndësinë e studimit të së shkuarës në mënyrë që të shmangen gabimet në të ardhmen.
”I dashur Erion të falenderoj për nismën që ke marrë për ndërtimin e këtij autoriteti, e dashur Mesila të falenderoj për këmbënguljen për këtë çështje. E shkuara dhemb po ama është më mirë nëse zbardhet. Është jetësim i një ëndrre që po bëhet realitet.
Shumë prej xhelatëve të sistemit të parë u shndërruan në biznesmenë dhe politikanë në vend. I vetmi lustracion ishte ai i vitit 1995 ku nga PD-ja u larguan një numër njerëzish pas hapjes së dosjeve.
Ne besojmë se kjo nismë është një detyrim. Shqipëria nuk mund të mbetej I vetmi post-komunist që nuk kishte hapur akoma dosjet. Puna për këto dosje ka nisur që prej ditëve të para të qeverisjes sonë në viotin 2013”, ka thënë ndër të tjera Peleshi. (E.K/SHUPLAKA)