22:54 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Veliaj inspekton ndërtimin e rrugës “Selaudin Bektesh”: Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

12:49 | 25/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Veliaj inspekton ndërtimin e rrugës “Selaudin Bektesh”: Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

Bashkia e Tiranës  ka nisur rikonstruksionin e segmentit “Selaudin Bekteshi”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i  shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti në këtë inspektim.

“Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë. Pra, në Laprakë kemi spitale, një kinema, disa shkolla, kopshte, banka, po kështu edhe në zonën e Kinostudios, në Njësinë 4 dhe te Bregu i Lumit. Është shumë e rëndësishme që po mbarojmë një kompleks, kopsht-çerdhe-qendër sociale dhe shkollë 9-vjeçare me të mesme pranë Bregut të Lumit, por është shumë e rëndësishme që e gjithë infrastruktura bazë, kanalizimet, rruga, ujësjellësi të funksionojnë paralelisht”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se gjatë këtyre dy viteve është mbajtur premtimi për legalizimin dhe urbanizimin e të gjitha zonave në Tiranë, ndërsa theksoi se zgjidhja më e mirë për modernizimin e Tiranës është që të ecet paralelisht me dy proceset. “Kemi ecur në një 2 vjeçar fantastik për Tiranën, ku qeveria qendrore ka mbajtur premtimin për legalizimet, ndërsa qeveria lokale po mban premtimin për urbanizimin. Që legalizimi e urbanizimi të ecin bashkë, është ndoshta formula më ideale se si modernizohet sot Tirana. Ndaj, fillojmë sot një rrugë të re. Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve për ato pak muaj ku do të punojmë shumë shpejt, për çdo lloj shqetësimi që mund të sjellin punimet”, tha Veliaj, ndërsa u bëri apel banorëve që të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës urbane për të mirën e përbashkët.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se urbanizimi i kësaj zone do të rrisë edhe vlerën e banesave të tyre. “Të tërhiqen një metër për të mirën e përbashkët, për të pasur trotuare më të lira sepse besoj që i rritet vlera shtëpive. Në disa zona të Tiranës çmimi është rritur me 15%, ndërsa vlera e banesës që ka një qytetar i Tiranës në disa zona të tjera ka shkuar deri 35-40%. Ky është një lajm i mirë, që vjen vetëm nga urbanizimi. Aty ku qyteti ka vlerë se ka infrastrukturë, aty ka vlerë edhe shtëpia jote”, tha ai.

Po kështu ai shtoi sese ky vit për Bashkinë e Tiranës do të jetë tepër i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në zonat urbane, të cilat ishin lënë në harresë gjatë gjithë këtyre viteve. “ Është shumë e rëndësishme që të rregullojmë qendrën, që të kemi sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Madh, stadiumin, por njerëzit jetojnë në lagje si kjo. Ndaj edhe angazhimi ynë është për t’i qëndruar afër çdo familjeje të Tiranës, të gjithë qytetarëve të ndershëm, që punojnë me punë të ndershme, paguajnë taksat si qytetarë të rregullt dhe t’ua përkthejmë menjëherë në investime, si në zonën e Njësisë 4”, u shpreh ai.

Deputetja Gjykameti deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërsa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen e treguar për përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve. “Vijmë sot pas një viti e gjysmë në të njëjtën zonë, por me një ndryshim shumë të madh, me një premtim të mbajtur, për t’i dhënë zhvillimin e duhur kësaj zone, të harruar në 25 vite. Falenderoj nga zemra të gjithë drejtuesit e bashkisë, por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë, që kur erdhëm para zgjedhjeve, tha që do jetë një nga zonat që do të ketë një vëmendje të veçantë”, theksoi Gjylameti. (J.V/Shuplaka)

 

kjo-po-me

 

Etiketa: Erion Veliajinspektim
Pas

U pezullua pezullua për dy vite me ”doping”, Godelli: Drogën ma dha trajneri Shabani

Para

Juve-Milan zbresin në fushë në mbrëmje (FORMACIONET E MUNDSHME)

Para
Juve-Milan zbresin në fushë në mbrëmje (FORMACIONET E MUNDSHME)

Juve-Milan zbresin në fushë në mbrëmje (FORMACIONET E MUNDSHME)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.