15:59 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Studimi: Shqipëria, rekord për taksimin e individëve me paga të larta, ata zgjedhin të mos i deklarojnë

12:58 | 25/01/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Studimi: Shqipëria, rekord për taksimin e individëve me paga të larta, ata zgjedhin të mos i deklarojnë

Studimi “Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, i realizuar nga CRPM në Maqedoni, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri dhe D4D në Kosovë vë në dukje rekordin që Shqipëria shënon në rajon mbi taksimin e individëve.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%

Punonjësit shqiptarë me paga të larta rezultojnë se në raport me ata të Kosovës dhe Maqedonisë, janë më të prirur të mos deklarojnë të ardhurat e tyre.

“Sistemi tatimor progresiv i implementuar në Shqipëri, pa masa pozitive për të nxitur punonjësit me paga të larta të deklarojnë punën dhe të paguajnë taksat e tyre, mendohet të rrisë nxitësit për aktivitete të fshehura ekonomike d.m.th evazion fiskal”, citohet në studim.

Ata persona që janë anketuar në studimin e përbashkët janë shprehur se janë dakord me pohimin “Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët”, shkruan “Monitor”.

Për vendin tonë rezulton se niveli i pranimit rritet për individët më të ardhura të larta (>728 euro). Ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia, ku konstatohet se në rastin e mosrënies dakord me pohimin (Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët) kurba ka tendencë rritëse me rritjen e nivelit të të ardhurave, në Shqipëri, ata punonjës shqiptarë që jetojnë në familje që fitojnë deri në 728 euro, pajtohen dhe nuk pajtohen me deklaratën, në përqindje relativisht të ngjashme me atë që mund të shihet në Maqedoni dhe Kosovë. 

Megjithatë, niveli i pranimit bie nga 65% në 61% për punëmarrësit më të pasur, të cilët kanë më tepër të ardhura se 728 euro. Ajo që vihet re në Shqipëri është se me rritjen e të ardhurave, ulet mospranimi me deklarimin e sipërpërmendur. (XH.A/SHUPLAKA)

taksimi

Etiketa: shqiperitaksimi
Pas

Gjosha takim me Grech në Maltë: Mbështetja e Politikës së Zgjerimit i shërben stabilitetit të rajonit

Para

IMSI CATCHER, Xhelili-Nokës: Jam trajnuar gjatë qeverisjes suaj. Nuk e mbaj mend dy vitet e fundit (VIDEO)

Para
IMSI CATCHER, Xhelili-Nokës: Jam trajnuar gjatë qeverisjes suaj. Nuk e mbaj mend dy vitet e fundit (VIDEO)

IMSI CATCHER, Xhelili-Nokës: Jam trajnuar gjatë qeverisjes suaj. Nuk e mbaj mend dy vitet e fundit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Peqin/ Dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim!

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, reagon Meta: Asgjë e re nga prokurorët, kërkuam hetim kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së

Itali/ Çifti shqiptar drejtonte rrjetin e kokainës, në pranga 32-vjeçari, nën akuzë 24-vjeçarja! ‘Biznesi’ bëhej me mesazhe e foto

Elbasani humbet legjendën e futbollit, ndërron jetë Xhevahir Taushani

Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi

Elbasan/Dy vëllezër sulmojnë 60-vjeçarin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.