Harold Hayes, i fundit anëtar i mbetur gjallë nga një grup mjekësh dhe infermierësh që u rrëzua në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët në vitin 1943 dhe u mbijetoi sulmeve gjermane, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Ngjarja e hidhur ka ndodhur ditën e djeshme.
Hayes ndërroi jetë teksa i nënshtrohej një operacioni për një mpiksje gjaku, tregon vajza e tij Margaret Bleakley për ”New York Times”.
Mbijetesa e 30 personave që nuk luftonin ishte një sekret i gjatë mbajtur për Luftën e Dytë Botërore: Historia e 13 infermiereve femra, 13 mjekëve meshkuj dhe ekuipazhi prej 4 personave në avionin e evakuimit, të cilët mbetën të bllokuar për 9 javë në vendin tonë.
Ata u fshehën në fshatra dhe shpella si dhe male me borë, duke vuajtur nga dizanteria dhe parazitët si dhe uria. Megjithatë arritën, që edhe pas odisesë së gjatë t’i mbijetonin ndjekjes së frikshme të patrullave gjermane.
Odiseje tyre u klasifikua gjatë luftës dhe për vite më pas si qëllim për të mbrojtur luftëtarët partizanë, agjentët aleatë dhe fshatarët shqiptarë, të cilët u dhanë atyre ushqim, strehim dhe udhëzime.
Disa fshatarë u vranë nga gjermanët për veprimet e tyre të mbështetjes ndaj ekuipazhit dhe pas luftës, madje edhe ata që u dyshuan se ndihmuan amerikanët u ekzekutuan nga diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, sundimi i të cilit përfundoi me vdekjen e tij në vitin 1985, shkruan gazeta amerikane.
“Për shumë vite, unë nuk kam thënë asgjë në lidhje me atë që ndodhi në Shqipëri,” tha Hayes në një intervistë telefonike në vitin 2015 për ”New York Times” nga shtëpia e tij në Medford.
“Pas luftës, Hoxha ishte i pamëshirshëm. Nëse ai zbuloi emrat e të gjithë atyre që na kanë ndihmuar, ai i ka ekzekutuar dhe familjet e tyre.”, ka rrëfyer dy vite më parë i ndjeri. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”939″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]