Sekseri i CEZ, Hamza Merxhani me origjinë nga Kosova, ka dëshmuar sot përmes Skype-t në Komisionin hetimor, ku ka sqaruar lidhjet e tij me Nuel Kalajn.
Sipas Merxhanit, ai ishte njohur me Kalajn në vitin 2006, në kohën kur po vijonin negociatat midis autoritetëve shqiptare me çekët e CEZ.
Gjithashtu ai ka pranuar se ka negociuar personalisht për privatizimin e OSSH te CEZ-i.
Dëshmia e sekserit të CEZ, Hamza Merxhani:
Kur jeni njohur me Nuel Kalajn?
Me Nulej Kalajn jam njohur në vitin 2006. Jam takuar me Nuelin përmes shokëve.
Nuel Kala, bëntë asistencë konsulence?
Në fillim kemi biseduar për këtë punë. Kam negociuar në 2005 dhe 2006 për privatizimin e OSSH nga CEZ.
Çfarë punësh bënte Nuel Kalaj, për ju, për CEZ-in?
Në fundin e 2007-ës, vura re që ai largohej nga unë.
A ka qenë Kalaj me ju në takimin që keni zhvilluar me ministrin e Energjetikës, Genc Rulin?
Mendoj që jo. S’besoj se ka qenë me ne, se në atë kohë nuk kemi pasur organizim. Kisha edhe Drejtorin e Përgjithshëm të CEZ-it dhe Nueli na ka pritur në aeroport dhe na ka shoqëruar me makinë. Ndërmjetësimin e bëri vetë CEZ-i me shefin e kabinetit të Genc Rulit. Nga dëshmitë e bëra publike, Kalaj, dëshmon që është një ekspert për mediat shqiptare, se ka bërë një kontratë… Nuk jam ekspert për të vlerësuar njerëzit, ai njeri për mua ka qenë biznesmen serioz. Me Nuel Kalajn, kur kam nënshkruar marrëveshjen e CEZ nuk më kanë kërkuar ata mua që është djalë serioz apo jo.
Kishte lidhje me autoritetet të qeverisë së asaj kohe?
Mesa di unë s’ka pasur lidhje. Nuk më ka përmendur asnjëherë nëse ka dikë shok. Më ka kërkuar nëse do ta ndihmoja diccka me punë. Ai ka qenë vetëm një njeri për të përcjellë çekët në vendin e duhur.
A ka lidhur CEZ kontratë lobimi me Kalajn?
Ai ka pasur përkthyesin e vet dhe nuk i jam dashur unë. Nga një bankë e nivelit të dytë janë kryer disa transaksione, nga një llogari e kompanisë CEZ drejt llogarisë së Kalajt disa milionë euro… Z.Balla, unë nuk jam CEZ-i, por Hamza Merxhani. Nuk di gjë për këtë punë.
Po ju, 0.3% e keni marrë nga CEZ?
Po, e kam marrë në Çeki.
Sa mund të ketë qenë fija e suksesit që Nuel Kalaj ka marrë, prej privatizimit të OSSH-së?
Janë punë të CEZ-it. Pse ka dy emra ky, edhe Nue dhe Nuel? S’e kam as vëlla dhe as djalë. Nuk e di. (K.P/Shuplaka)