Prej dy ditësh me radhë, burgu i Shën Kollit në Lezhë si dhe fshatrat përreth vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Sipas raportimeve, Operatori i Sistemit të Transmetimit e ka ndërprerë furnizimin me energji për shkak të punimeve në linjat e tensionit të lartë, të cilat nuk dihet se kur do përfundojnë.
Kështu edhe banorët nuk e dinë se kur do t’u kthehet energjia elektrike. (D.D/Shuplaka)