09:21 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

7-vjeçarja siriane letër të hapur Trump-it: Nëse ndihmon fëmijët e Sirisë, jam mikja jote më e re!

22:21 | 25/01/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
7-vjeçarja siriane letër të hapur Trump-it: Nëse ndihmon fëmijët e Sirisë, jam mikja jote më e re!

Një vajzë 7 –vjeçare i ka dërguar një letër të hapur presidentit të ri të Amerikës , Donald Trump. Në këtë letër vogëlushja e quajtur Bana al-Abed i ka kërkuar Trump-it që të bëjë diçka për fëmijët e Sirisë, pasi shumë nga miqtë e saj kanë vdekur në luftën që po zhvillohet në Aleppo.

Këtë letër ajo e ka dërguar nga shtëpia e saj e re në Turqi, dhe tregon se është larguar nga Siria për shkak të bombardimeve.

Letra e hapur është publikuar në BBC nga nëna e saj. Kjo vogëlushe u bë e njohur edhe për statuset e saj në Twitter për gjendjen që ndodhej Aleppo në kohën e luftës.

LETRA E PLOTË:

I dashur Donald Trump,

Emri im është Bana Alabed dhe unë jam një vajzë shtatë vjeçare siriane nga Aleppo. Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi. Në Aleppo isha në shkollë por ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve. Disa nga miqtë e mi vdiqën. Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë.

Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes. Në Turqi, mund të luaj dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë nuk e kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë sirianë nuk janë si unë dhe akoma janë duke vuajtur në shumë vende të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve. E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, prandaj, të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë. Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe. Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

Etiketa: vogelushja siriane
Pas

Injoranca nuk është virtyt zoti ministër!

Para

Shtyhet afati i pagesës së shkollës për studentët me vështirësi ekonomike

Para
Shtyhet afati i pagesës së shkollës për studentët me vështirësi ekonomike

Shtyhet afati i pagesës së shkollës për studentët me vështirësi ekonomike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.