Vajza e Michael Jackson vetëm disa ditë më parë bëri një deklaratë shokuese për “Rolling Stones”. Vajza e Jackson sqaroi se kompania që organizon vente dhe ture muzikore “AEG Live” zakonisht bën që këngëtarët e tyre të dehidratohen e të punojnë deri sa të vdesin.
Sipas saj babain i saj, Michael Jackson e kanë vrarë. Paris deklaroi edhe në një mënyrë indirekte se është e trembur edhe Justin Bieber-it po i ndodh e njëjta gjë. “Në një koncert të tij, ai ndihej i lodhur, i emocionuar. Pashë biletën, lexova AEG Live, dhe mendova se si babai im është lodhur kaq shumë, saqë nuk mund të flinte as gjumë”, u shpreh ajo . Por Justin nuk është i frikësuar nga “AEG Live”, përkundrazi ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta. Të paktën kështu shprehen burimet për TMZ, të cilat theksojnë se “Justin nuk është i frikësuar dhe as i mbingarkuar prej punës. Ai gëzon shëndet fizik dhe psikologjik të mirë, si rrallë ndonjëherë”, shkruan InTv. (J.V/Shuplaka)