21:39 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti socialist Elmaz Sherifi: “Ç’do bëja ndryshe nga Tërmet Peci” Flet për investime që do të prodhonin “florinj”

11:14 | 26/01/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Ish-deputeti socialist Elmaz Sherifi: “Ç’do bëja ndryshe nga Tërmet Peci” Flet për investime që do të prodhonin “florinj”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste për 4 legjislatura dhe kryetar i Lidhjes për Drejtësi e Progres, Elmaz Sherifi, ka treguar gjatë një bashkëbisedimi se në ndryshim nga kryebashkiaku i tanishëm i Tepelenës, Tërmet Peci, ai do të investonte e këto investime do të prodhonin “florin”, do të bëheshin burim të ardhurash për bashkinë.

Sipas Sherifit, e gjitha qëndron tek shfrytëzimi i Kalasë së Ali Pashë Tepelenës që duhet të bëhet e vizitueshme, vetëm duke hequr të gjitha familjet nga Kalaja.

Përkundër kësaj deklarate, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci, vë në dukje kontributin e Bashkisë Tepelenë në ndihmë të banorëve, kryesisht gjatë periudhës së dimrit në zonat e bllokuara nga dëbora.

Po gjatë këtij muaji, Bashkia e Tepelenës bëri me dije investimin për rikonstruksionin e rrugës me gurë të gëdhendur, nga Pallati i Oficerëve deri te Porta hyrëse e Kalasë.

Shkrimi i plotë i Elmaz Sherifit:

Duke pirë kafe me disa miq në Tepelenë më pyetën se ç’mendoja për “rilindjen e qytetit”. Më pëlqen çdo gjë e bukur, pa dyshim dhe Tepelena ime. Kam qenë drejtor i ndërtimit kur u bënë investimet e mëdha, për spitalin, maternitetin, frigoriferin, ujësjellsin nga Benca, Shtëpinë e Oficerëve, blloqet e mëdha të banesave në Tepelenë e Memaliaj.

Si te tilla edhe investimet e fundit, por “Ku qëndron rezerva?”, ndërhyri një mik dhe “Çfarë do të bënit ju ndryshe?” Po ta jap alternativen menjëher -iu përgjigja.

Investimi është me shifra të mëdha, me miliona euro. Unë me keto euro do të hiqja të gjitha familjet nga Kalaja e Ali Pashes dhe do e bëja atë të vizitueshme për t’u bërë burim i ri i të ardhurave për Bashkinë.  ALI PASHA është figura më e madhe, pas Skënderbeut. Por ne nuk e njohim sa i madh ka qenë dhe prandaj duhet të ndërtojmë muzeumin e tij brenda Kalasë Madhështore, ku të vendoset edhe “koka e paprerë” e tij. Do shikonit- u përsërita bashkebisedueseve, se sa “flori” do prodhonte ky investim dhe me parate e fituara do e zbukuroja qytetin edhe më shumë. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: elmaz sherifireformatepelenetermet peci
Pas

Kamenos i përgjigjet Fevziut: Më rëntë pika, nuk e dija që ishit kaq …

Para

“Nëntori” i Arilenës kalon kufijtë e suksesit, këngëtarja firmos kontratë me shtëpinë diskografike botërore (VIDEO)

Para
Emocione në “Kënga Magjike”, Arilena i’a dedikon çmimin Ergi Dinit

“Nëntori” i Arilenës kalon kufijtë e suksesit, këngëtarja firmos kontratë me shtëpinë diskografike botërore (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.