Ipeshkvia e Kosovës ka bërë prezantimin e mesazhit të Papa Françeskut për 2017, ndaj qytetarëve të Kosovës. Don Shan Zefi, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës deklaroi se këtë vit bëhen gjysmë shekulli që papa jep mesazhin e paqes.
Sipas tij Papa Françesku ka dhënë mesazhin që dhuna nuk mund të jetë kurrë një bekim.
‘’Jo fitores së dhunshme, jo shtypjes së tereneve me civilë. Kjo situatë definohet nga papa si lufta e tretë botërore. Jo dhuna, nuk duhet të kuptohet si dorëzim, mos angazhim, pasivitet. Asnjë religjion nuk mund të jetë terrorist. Ç’kuptim kanë pushtimet që sjellin vetëm vuajtje. Armët mbajnë rrezik të madh të ç’njerëzimit për ata që i përdorin. Fërkimet hartohen me dialog, mëshirë, falje në kërkim të mëshirës së tjetrit. Të ndalen menjëherë dhunimet ndaj grave e fëmijëve’’, ky është mesazhi i Papa Fanceskut, shkruan Klan Kosova. (J.V/Shuplaka)