09:20 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Prokurori shqiptar dhe gruaja e tij abuzojnë me vizën amerikane, Ambasada e SHBA-së merr masa

16:43 | 26/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokurori shqiptar dhe gruaja e tij abuzojnë me vizën amerikane, Ambasada e SHBA-së merr masa

Ambasada Amerikane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë. Ky vendim është marrë sepse një prokuror i nivelit të lartë në Shqipëri dhe bashkëshortja e tij, kanë abuzuar në mënyrë flagrante me vizën.

Ambasada deklaron se nuk mund të bëjë të ditur arsyet sepse të dhënat e tyre janë konfidenciale.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.” thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Etiketa: ambasada amerikane
Pas

Mimoza Hajdarmataj: Shpresoj që salla të mos jetë e shurdhër fare, vlerësimi që ministrat dhe mazhoranca i bëjnë seancës plenare (FOTO)

Para

Pronaret te Pazari i Ri rrezikojnë të humbasin dyqanet, Dëshmitë: Loja e Bashkisë së Tiranës, na kërcënuan për të hequr dorë

Para
Pronaret te Pazari i Ri rrezikojnë të humbasin dyqanet, Dëshmitë: Loja e Bashkisë së Tiranës, na kërcënuan për të hequr dorë

Pronaret te Pazari i Ri rrezikojnë të humbasin dyqanet, Dëshmitë: Loja e Bashkisë së Tiranës, na kërcënuan për të hequr dorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

Lufta Rusi-Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në territoret ukrainase, pesë të vrarë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.