16:22 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raporti i KE-së për Shqipërinë: Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetting-u, kusht për hapjen e negociatave

19:31 | 26/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i KE-së për Shqipërinë: Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetting-u, kusht për hapjen e negociatave

Sot në Strasburg, parlamentarët europianë diskutuan progresraportin vjetor për nëntë vendet anëtare në monitorim, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Miratimi i amandamenteve kushtetuese i ka hapur rrugën një reforme tërësore dhe gjithëpërfshirëse të gjyqësorit, në mënyrë që të sigurohet paanësia dhe pavarësia nga influenca dhe presioni kryesisht politik”, theksohet në rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Zbatimi praktik i reformës në drejtësi dhe në veçanti i Vettingut, rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve shiqptarë mbetet kushti kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe reforma në drejtësi shihet si kontribuesi kryesor në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kanë deklaruar reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

“Klima e tensionuar politike vijon në Shqipëri. Është me rëndësi që të arrihet konsensus mes të gjithë faktorëve politikë për reformën elektorale në mënyrë që të gjejnë zgjidhje problematikat e shfaqura në zgjedhjet e kaluara, mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, theksohet në raport.

Reporterët Hunko dhe O’Reilly kanë nënvizuar se ndryshimet në kodin elektoral shqiptar nuk janë në vetvete të mjaftueshme për të zgjidhur problematikat që shfaqen gjatë ditës së zgjedhjeve, ndaj për këtë kërkohet një angazhim politik nga të gjithë faktorët politikë për të zhvilluar zgjedhje të vërteta demokratike me 18 dhjetor.

Vijimi i procesit të demikralizimit ka zënë një pjesë të rëndësishme në raportin për Shqipërinë, gjithashtu Këshilli i Europës ka kërkuar që të krijohen kushtet për zgjedhjen përfundimtare të problemit të pronave, po ashtu edhe krijimin e kushteve për një media më profesionale e tw pandikuar nga politika.

Për sa kohë që nuk do të ketë rezultate të prekshme dhe konsensus politik për reformat, Shqipëria do jetë pjesë e listës së monitorimit përkrah Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnje Hercegovinës, Gjeorgisë, Moldavisë, Federatës Ruse, Serbisë dhe Ukrainës.(K.P/ SHUPLAKA)

Pas

Tortura e “mbytjes me ujë”, NATO kundërshton kërkesën e Trump

Para

Fajon pret në PE të rinjtë e PS dhe LSI: Reforma në drejtësinë shqiptare, një shembull pozitiv nga Ballkani

Para
Fajon pret në PE të rinjtë e PS dhe LSI: Reforma në drejtësinë shqiptare, një shembull pozitiv nga Ballkani

Fajon pret në PE të rinjtë e PS dhe LSI: Reforma në drejtësinë shqiptare, një shembull pozitiv nga Ballkani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.