03:41 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fajon pret në PE të rinjtë e PS dhe LSI: Reforma në drejtësinë shqiptare, një shembull pozitiv nga Ballkani

19:55 | 26/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fajon pret në PE të rinjtë e PS dhe LSI: Reforma në drejtësinë shqiptare, një shembull pozitiv nga Ballkani

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, ka vlerësuar edhe një herë tjetër reformën në drejtësi që pritet të zbatohet në Shqipëri, si një hap pozitiv në rrugën e vendit tonë drejt BE-së.

Fajon e ka cilësuar atë një reformë të dëshiruar nga gjithë shqiptarët që do të kthejë besimin e tyre te drejtësia, dhe një hap të rëndësishëm që e bën Shqipërinë një shembull pozitiv nga Ballkani i tensionuar i kohëve të fundit.

Eurodeputetja ka pritur ditën e djeshme në ambientet e Parlamentit Europian një delegacion me të rinjtë social-demokratë të Ballkanit, ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Alteo Hysi dhe Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaci.

Gjatë një bashkëbisedimi për problematikat aktuale të rajonit, ndërsa shprehu zhgënjimin për retorikën e ashpër dhe nacionaliste të liderëve të Kosovës dhe Beogradit, pas takimit të tyre me Federica Mogherinin ne Bruksel, Fajon mori si shembull pozitiv Shqipërinë, pikërisht për këtë gur- themeli të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit, reformën në drejtësi.

“Unë u gëzova kur mësova se mbi 90 përqind e shqiptarëve e donin reformën në drejtësi, sepse ata kërkojnë një drejtësi të pavarur.”-mësohet të ketë thënë Fajon ndër të tjera.
Gjatë takimit të organizuar nga grupi i socialdemokratëve në Parlamentin Europian, të rinjtë diskutuan me europarlamentarët Brando Benifei, Victor Negrescu, Tonino Picula, lidhur me perspektivën europiane të vendeve respektive.

Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se dy përfaqësuesit e koalicionit të majtë, Hysi e Kërpaci, kanë sjellë në vëmendje të europarlamentarëve përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për përmirësimin e jetës së të rinjve përmes politikave të reja publike me theksin te reforma në arsim, programet e reja të punësimit me bazë merite dhe shanseve të barabarta.

pol1
Në foto, nga e majta në të djathtë: Eurodeputeti Brando Benifei, përfaqësuesi i PS Alteo Hysi, Eurodeputeti Victor Negrescu dhe Floida Kërpaci, Kryetare e LSI.
Pas

Raporti i KE-së për Shqipërinë: Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetting-u, kusht për hapjen e negociatave

Para

“Tigrat” e Arkanit, stërvitje të armatosur në Kosovë (FOTO)

Para
“Tigrat” e Arkanit, stërvitje të armatosur në Kosovë (FOTO)

“Tigrat” e Arkanit, stërvitje të armatosur në Kosovë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.