16:27 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Tani është një moment shumë i mirë për të ulur taksat!

22:51 | 26/01/2017
në Te Gjitha
0
Ironia e gazetarit me ditët e pushimit

Nga Klodian Tomorri

Tatimi mbi fitimin duhet ulur minimalisht në 10% për t’u bërë konkurrues me vendet e tjera të rajonit. Nga ana tjetër ajo shkallarja e tmerrshme e taksës progresive, që ngjan si maja e Sagarmathës, duhet sheshuar. Një shkallare që kërcen nga 0 në 13 përqind, e më pas në 23 përqind nuk mund të sjellë asgjë të mirë.

Efekti në të ardhurat nuk është i paabsorbueshëm dhe pjesërisht mund të kompesohet duke taksuar me taksa speciale koncesionet dhe kompanitë që gëzojnë licensa ekskluzive nga shteti.

Pretendimi se taksat nuk e dëmtojnë rritjen ekonomike është njësoj si ajo gënjeshtra që pijanecët i thonë vetes; alkooli nuk të bën dëm.

Taksat e dëmtojnë rritjen ekonomike dhe shumë madje. 
E dëmtuan në vitin 2014 kur Parlamenti miratoi rritjen e parë në masën 200 milionë dollarëve, e dëmtuan edhe më shumë në vitin 2015 kur u ndërmorr raundi i dytë i korrektimit me një tjetër rritje taksash po 200 milionë dollarë.

Shqipëria është vendi më i varfër në Ballkan, përveç Bosnjës. Rrjedhimisht, që të arrijë standardin e mirëqenies së vendeve të tjera, është e detyruar të prodhojë rritje më të madhe ekonomike se ta. Por nuk mund ta bëjë këtë nëse do të mbajë taksat më të larta në rajon.

Shqipëria nuk konkurron as me Gjermaninë dhe as Suedinë. Ne konkurrojmë me ekonomitë e ngjashme që kemi përreth dhe në të gjitha rastet ambienti i tyre fiskal është shumë më nxitës nga yni.

Ndëshkimi i punës, por edhe suksesit sipërmarrës nuk bën asgjë tjetër veçse frenon shfrytëzimin e plotë të resurseve ekonomike. Ndaj, ulja e taksave duhet të jetë prioriteti i çdo politike ekonomike.

Etiketa: klodian tomorritaksa
Pas

Moti gjatë ditëve të ardhshme, Sinoptikanët: Priten shira, dëborë dhe temperatura nën zero

Para

Mançester Junajdit kualifikohet për në finalen e EFL Cup

Para
Mançester Junajdit kualifikohet për në finalen e EFL Cup

Mançester Junajdit kualifikohet për në finalen e EFL Cup

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.