19:54 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hapen rekrutimet në ushtrinë shqiptare, ja si mund të aplikoni

00:05 | 27/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hapen rekrutimet në ushtrinë shqiptare, ja si mund të aplikoni

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kanë filluar rregjistrimet e kandidatëve për ushtarë ose detarë aktivë në FA nga periudha 10 prill-30 qershor të 2017-ës.

Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) ka nisur me rregjistrimin e kandidatëve për ushtarë ose detarë dhe kërkon të rekrutojë kandidatë për periudhën 10 prill-30 qershor 2017.

Afati kohor i dorëzimit të dokumentave të duhura pranë “QPR” është deri me 17 mars.

Si të rekrutohem ushtar/detar aktiv në FA?

 Në kushtet e ndryshimit ligjor dhe strukturor ku koha e qëndrimit në shërbimin aktiv është rritur dhe ushtarët aktivë janë i vetmi burim për nënoficerët, rekrutimi i tyre ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA.

Përmbushja e kësaj kërkese kërkon që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor.

Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit. Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit si dhe pagës përfitimeve dhe kompensimeve të tjera sipas veçorive të shërbimit ushtarak. Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara.

Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

“Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore. Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit (viti 2014), si dhe Testi ushtarak i Përgatitjes Fizike në FA (viti 2013).”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

KRITERET E PËRGJITHSHME PËR REKRUTIMIN E USHTARËVE/DETARËVE AKTIVË

  1. a) Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: – Të ketë shtetësi shqiptare.

 

– Të ketë figurë të pastër morale.

– Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.

– Të mos jetë në ndjekje penale.

– Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.

– Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata

– Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç.

Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

– Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.

– Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga qendra shëndetësore e vendbanimit të kandidatit.

– Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.

– Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

– Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

  1. b) Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP. (K.P/Shuplaka)
Etiketa: ministri e mbrojtjesrekrutimeushtar
Pas

Njihuni me berberin që përdor flakët për modelimin e flokëve (VIDEO)

Para

HOROSKOPI 27/01/2017

Para
HOROSKOPI. 10/12/2016

HOROSKOPI 27/01/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.