425 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa” janë sekuestruar së fundmi gjatë një operacioni masiv të ndërmarrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë.
Gjatë operacionit të koduar “Koordinimi” u sekuestruan fillimisht 170 kilogramë kanabis të fshehura brenda furgonit të dy prej të ndaluarve, shtetasve Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Ndërsa pjesa e tjetër e drogës u gjet dhe sekuestrua pas bastisjes së banesave.
Gjashtë persona që dyshohet se bashkëpunonin në këtë trafim droge, mësohet se janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Është kryer arrestimi i:
Shkëlqim Miri 47 vjeç, Amarildo Mulleti , 30 vjeç, Durim Demiri 24 vjeç, Hysni Demiri 59 vjeç, Egli Selaci 28 vjeç, Bledar Coraj 36 vjeç, të gashtë banues në Fushë-Krujë.
Është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale: P. D.
Gjatë këtij aksioni, mësohet se u sekuestruan edhe 12 armë zjarri dhe municione luftarake, 10 aparatë celularë dhe dy automjete.
Detaje të Policisë së Shtetit:
Operacion antidrogë i koduar “Koordinimi” Sekuestrohen armë e Drogë. Sekuestrohen 425 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. 12 armë zjarri e municion luftarak. 6 persona në pranga dhe një në kërkim.
Në zonën e Fushë Krujës, nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, nën koordinimin e Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale si dhe me Drejtoritë Vendore të Policive Tiranë dhe Durrës, ka finalizuar me sukses operacionin “Koordinimi “, ku si rezultat janë arrestuar 6 persona, është shpallur në kërkim një tjetër:
B.C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
E.S., 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
SH.M. 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
A.M., 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
D.D., 24 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
H.D., 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P.D.
Gjatë operacionit është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Si dhe 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë 5 pushkë.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.
Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.
Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin shtetasit B.C. dhe E.S., rreth 170 kg Cannabis Sativa.
Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.
Personat e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283a/2 dhe 333/a të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”956″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]