06:08 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Japin dorëheqjen drejtues të lartë në DASH, mes tyre dhe negociatorja për reformën në drejtësi, Victoria Nuland

10:03 | 27/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Japin dorëheqjen drejtues të lartë në DASH, mes tyre dhe negociatorja për reformën në drejtësi, Victoria Nuland

Vetëm disa ditë përpara se kandidati i Trumpit për postin e Sekretarit amerikan të Shtetit të marrë miratimin e Senatit, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra drejtues të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mësohet se mes të tjerëve ka dhënë dorëheqjen edhe ndihmës/sekretarja e Shtetit për Marrëdhëniet me Europën dhe Euroazinë, Victoria Nuland. Kujtojmë se Nuland luajti një rol kyç duke u përfshirë në negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi.

Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, e ka cilësuar reformën në drejtësi një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, për të cilin ajo shprehej se po punon si qeveria edhe opozita.

Duke iu referuar gazetës “Ëashington Post” dhe agjencisë së lajmeve “Associated Press”, “Zëri i Amerikës” shkruan se dy ndihmës/sekretarë të tjerë pas Patrick Kennedy-t (nënsekretar i Shtetit për Menaxhimin) dhanë dorëheqjen të mërkurën.

Ndihmës/sekretarja për Administrimin Joyce Barr dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Marrëdhëniet Konsullore Michele Bond, së bashku me ambasadorin Gentry Smith, drejtor i Zyrës për Misionet e Huaja, janë diplomatë karriere.

Duke konfirmuar largimin e tij, zëdhënësi në detyrë i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, u shpreh gjatë një deklarate se këto pozicione janë emërime politike, të cilave u nevojitet emërimi nga Presidenti dhe miratimi nga Senati. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: DASHdiplomatedoreheqjeVictoria Nuland
Pas

”Shqiponja”, një akt që nuk duhet toleruar në emër të politikës

Para

Rrëfehet Ismail Kadare: Putin përballë Trump-it, janë katandisur në një ndeshje boksi të dominuar nga vulgariteti më klithës

Para
Ekstremizmi fetar, Kadare: S’ka vend tek shqiptarët, bie ndesh me moralin historik të tyre

Rrëfehet Ismail Kadare: Putin përballë Trump-it, janë katandisur në një ndeshje boksi të dominuar nga vulgariteti më klithës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.