Ministri holandez i Drejtësisë, Ard Van Der Steur ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme pas pretendimeve se nuk i kishte thënë të vërtetën parlamentit vetëm disa javë para se vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Ministri konservator në një senacë plenare është akuzuar se ministria e tij ka gënjyer në lidhje me një marrëveshje që ka bërë prokuroria me një kriminel të cilit i janë dhënë 2 milionë euro Cash. Ky skandal ka përndjekur gjatë gjithë kohës Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në pushtet të kryeministrit holandez, Mark Rutte para zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 15 mars.
Ky skandal ka shpërthyer një vit më parë, por publikimet e reja nga një stacion televiziv pretendojnë se Van der Steur i ka fshehur parlamentit, që prej vitit 2015 një marrëveshje ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Amsterdam dhe një shpërndarësi droge.
Van der Steur ka hedhur poshtë ato që ai i quan “akuza të pabaza”, por pranoi humbjen dje, pasi u sulmua gjerësisht nga pothuajse çdo parti në parlament, shkruan BBC. (J.V/Shuplaka)