Mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ është karakterizuar nga debate dhe fyerje që në nisje të saj, duke u bërë shkak që të ndërpritej pesë minuta pas nisjes, e ndjekur sërish më pas me debate mes palëve.
Debati në nisje është zhvilluar mes socialistit Eduard Shalsi dhe kreut të komisionit, demokratit Edmond Spaho. Gjithçka ka nisur me kërkesën e deputetit Shalsi për zhvillimin e mbledhjeve të komisionit me orare të zgjatura.
Eduard Shalsi kërkoi që të qëndrohet me orare të zgjatura, që të zhvillohen seancat me dëshmitarët, deklaratë që solli reagim të ashpër nga ana e Spahos:
Shalsi: “Herën tjetër ikët për ndeshjen”.
Spaho: “Je i pafytyrë”
Shalsi: “Palaço, je dhe goxha burrë”.
(XH.A/SHUPLAKA)