Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kujtesës dhe Holokaustit, në simbol të atyre qindra mijëra hebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti Bujar Nishani me rastin e kësaj dite kaq të veçante ka dekoruar 35 familje shqiptare që strehuan dhe mbrojtën nga pushtuesi gjerman familje hebreje. Roli i familjeve shqiptare është i njohur gjerësisht si kountribues në ruajtjen e vlerave njerëzore.
“Si të kishte qenë bota sot sikur të kishin vepruar siç vepruan shqiptarët sot. Ashtu siç vepruan danezët, një pjesë e holandezëve, suedeszëve, apo partizanëve polakë që ngritën krye mund t’ju them se në rast se do të kishin vepruar kështu shumë në botë, sot do të kishim nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa nga ata mijëra hebrenj që u vranë mizorisht në kampet gjermane”, u shpreh Nishani gjatë pritjes.