”Dritëro Agolli as mund të lëvdohet, e as të shahet. Të tillë kalibra punët i mbyllin vetë”, kështu shkruan këtë mesditë, ish-zëvendësministri i Jashtëm, tashmë ambasador në Kinë, Selim Belortaja.
Pas debateve e përplasjeve këto ditë rreth figurës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Belortaja nëpërmjet pak fjalëve tregon se Agolli as mund të shahet, as mund të gjykohet, vetëm të ndjehet.
”Dritëro Agolli është nga ato universe që as mund të lëvdohet e as mund të shahet. Ai s’mund as të gjykohet por vetëm të ndjehet.
S’mund të peshohet, madje as të nominohet, por vetëm ..të shijohet.
Të tillë kalibra edhe llogaritë e tyre – qoftë me Sovranin këtu poshtë apo me Supremin atje lart -i mbyllin po vetë.
E kush tjetër mund t’ua bëjë atë shërbim, kur vetë ata kanë “leje-kalimin” të bredhin n’ato lartësi ku i ngre fjala e tyre?!
Lavdëronjës apo sharës qofshim ne të tjerët, edhe përmbajtje diamanti në paçim në mademin tonë, prapë s’mund të jemi veçse ca gurë qe godasin Jupiterin. E godasim jo prej forcës sonë, po prej Gravitetit të tij të pamatë…”, shkruan Belortaja.
Ditë më parë vajza e shkrimtarit të madh bëri një postim, ku fliste për të atin dhe të linte të kuptoje se po kalonte një gjendje jo të mirë të mirë shëndetësore të të atit, përgënjeshtruar më pas. (V.G/SHUPLAKA)