Policia zbardh detajet për arrestimin e një dite më parë të një ish-punonjësi të policisë dhe një specialisti të Drejtorisë së Rrugëve, të cilëve iu sekuestruan 1 kilogramë kokainë.
Gjatë një operacioni të Antidrogës së Tiranës të koduar “Janari” forcat e policisë ndërhynë natën, në rrugën “Vëllezërit Huta”, ku po bëhej një shkëmbim para-kokainë.
Si pasojë forcat policore arritën të vënë në pranga dy persona. Ndërsa një i tretë i cili nuk iu bind thirrjes së policisë të ndalonte është shpallur në kërkim.
Një nga të dënuarit është ish-punonjës i Policisë së Kurbinit, Gjergji Gjinaj. 49-vjeçari ishte i dënuar më parë për trafik droge.
Në pranga përfundoi edhe një person i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh 53-vjeçari Ismail Allushi.
Ndërsa personi i shpallur në kërkim 41- vjeçari Arnold Kurti, është specialist në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor të Tiranës.
Bardhë e blutë arritën të sekuestrojnë edhe 6750 euro nga shtëpia e ish-policit, shumë e cila mendohet të jetë përftuar nga veprimtaria e tregtimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se të tre të akuzuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin pr tregtimin e lëndëve narkotike të tipit kokainë dhe heroinë, të cilat i siguronin nëpërmjet Ismail Allushit. (D.D/Shuplaka)