Policia ka identifikuar viktimën e gjendur mëngjesin e sotëm në bregun e detit në Golem. Sipas policisë, bëhet fjalë për 80 vjeçarin Bashkim Maliqati, një muzikant i njohur i Kavajës.
Nga informacionet rezulton se trupi është gjetur rreth orës 08.50. Ka dyshime se ai është mbytur nga dallgët e detit. Mësohet se Maliqati jetonte bashkë me të shoqe buzë detit por kohët e fundit po kalonte një periudhë depresioni. (A.H/Shuplaka)