Për gazetarin investigativ Artan Hoxha, nëse Klement Balili,i njohur ndryshe edhe si “Escobari i Ballkanit” nuk kapet përpara zgjedhjeve, atëhere çështja e tij do të shfrytëzohet nga politika dhe do të vazhdojë pa fund.
“Interferimi politik ka një limit, sidomos kur ka aq shumë presion nga jashtë vendit. Edhe letra e Metës drejtuar presidentit Bujar Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare siguron pikërisht këtë gjë, që t’i heqë Balilit mbështjetjen e ndikimit politik për të ia bërë më të lehtë punën policisë. Por, nëse nuk kaet para zgjedhjeve, çështja do shfrytëzohet në zgjedhje nga politika dhe nuk do të mbarojë kurrë”, shprehet Hoxha.
Megjithatë sipas gazetarit, arrestimi i shumëtëkërkuarit Balili, nuk është një punë aq e lehtë.
“Fakti që ai i ka shpëtuart 8 operacioneve të njëpasnjëshme, dëshmon që policia nuk është se ka qenë fare e pa informuar, ka punuar por ka qenë gjithmonë një hap mbrapa.
Është fakt që Balili është një individ i rëndësishëm në komunitetin ku jeton, ka biznese, ka me dhjetëra punonjës që jetojnë e mbajnë familjen përmes punës që u ka ofruar ai, ka patur pozicione të rëndësishme, drejtor i patentave në 2014-ën dhe më vonë drejtor transporti. Të afërmit e tij kanë pozicione të rëndësishme, nipi i tij është kryebashkiaku i Delvinës… Me pak fjalë ka ndikim, ka marrë pjesë në fushatë e ka ndihmuar në fushatë. Balili ka mbështetje.”, shton gazetari.
Sipas Hoxhës, nëse të gjithë faktorët politikë janë të interesuar për kapjen e Balilit, atëhere duhet të ndërpresin akuzat e ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrenë grupet e duhura të punës për t’u marrë me këtë çështje. (D.D/Shuplaka)