Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov beson se bota po përgatitet për një luftë. Këtë deklaratë, Gorbaçov e bëri në një artikull në revistën “Time”.
Lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump, që të kundërshtojnë me forcë luftën bërthamore.
Sipas ish-liderit 85-vjeçar, militarizimi i politikës dhe ai i armëve të garës së re është problemi kryesor.
“Bota sot është e mbushur me probleme. Politikbërësit janë konfuz dhe të humbur. Por, nëse ka një problem që është urgjent sot është militarizimi i politikës dhe garës së re të armëve. Ndalimi i kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Situata aktuale është shumë e rrezikshme”, shkruan ai.
Sipas Gorbaçov, shtetet paguajnë dot nevojat e domosdoshme sociale të njerëzve, megjithatë vazhdojnë t’i rritin shpenzimet për rritjen e forcës ushtarake. (D.D/Shuplaka)
