Në rrjetet sociale kanë nisur reagimet e para pas akuzave të Lefer Kokës se PS e Durrësit po punon kundër LSI, në bashkëpunim me trafikantë e kriminelë.
Deklarata e Kokës ka ngritur dyshimet e një ndarjeje të mundshme të aleatëve dhe daljen e vetme të LSI në zgjedhjet e ardhshme.
Mes komentuesve ka reaguar edhe moderatorja Sonila Meço , e cila e interpreton deklaratën “si një arsye fisnike për të mos gjykuar njeriun nga ish-i”. Pra si një arsye për të mos gjykuar LSI-në kur divorci të ndodhë.
Meço nuk ka kursyer as ironinë kur shkruan se kjo arsye mund të jetë për ndryshime thelbësore fetare mes aletëve: ‘Ai mendonte se qe Zoti, unë jo!’
Ja çfarë shkruan Meço:
Në pritje të ‘divorcit’ të madh politik të vitit:
Në këto kohë të vështira për ‘bashkëjetesat’, arsyeja e ndarjes duhet të mbetet gjithsesi fisnike për të mos gjykuar njeriun nga ish-i, por shija e holle e zgjedhjes së re.
Dhe njëri nga ‘ata’ të dy mund të deklarojë me sqimë se arsyeja e ndarjes qe për ndryshime thelbësore fetare: ‘Ai mendonte se qe Zoti, unë jo!’ (A.H/Shuplaka.com)