Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka thirrur në një mbledhje urgjente deputetët dhe kryebashkiakët e LSI, ku i ka paralajmëruar të kenë kujdes pasi policia e shtetit mund tu fusë drogë në makina.
Vasili i ka këshilluar deputetët të tregohen vigjilentë për tu mbrojtur pasi janë vënë në shënjestër të policisë.
Sipasi një portali online, mbledhja është mbajtur dy muaj më parë me kërkesë të Vasilit pas informacioneve që ai ka marrë nga shërbimet sekrete të huaja për planet e policisë.
Kjo është e dyta deklaratë e fortë, e bërë publike mbrëmjen e sotme, pas asaj të Lefter Kokës se policia e Durrësit po bashkëpunon me trafikantë kundër LSI-së në Durrës. (A.H/Shuplaka.com)