21:42 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Profesionet e lira, formulë e re për sigurimet. Sa do të paguhet

09:40 | 28/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Profesionet e lira, formulë e re për sigurimet. Sa do të paguhet

Këshilli i Ministrave ka miratuar mënyrën e re të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për ata persona që janë të vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes.

“Sipas Aktit Normativ, që mban datën 25 janar 2017, “kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar do të llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.”, shkruan “GSH”.

Pra të gjithë të vetëpunësuarit në profesione të tilla si: avokat, noter, farmacist, arkitekt, përkthyes, inxhinier, etj, do të paguajnë sigurime mbi pagën minimale, që aktualisht është 22 mijë lekë.

Në rast se këta persona me profesione të lira  dëshirojnë të vetësigurohen me një pagë më të lartë, ata janë të lirë të zgjedhin brenda kufirit të pagës maksimale, 97.030 lekë.

Lidhur me kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor, është përcaktuar se ato do të paguhen si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, pra mbi 44.000 lekë.

Akti Normativ përcakton dhe mënyrën si do të derdhen kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësin e papaguar të familjes.

“Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht”,-thuhet ndër të tjera në vendim. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: formula e sigurimitprofesionet e lira
Pas

Zjarri përfshiu maternitetin pas mesnate, shtatzënat do të lindin në Kirurgjinë e Durrësit

Para

Supergrabitja në Rinas, sigurohen provat që do prangosin së shpejti 3 autorët

Para
Supergrabitja në Rinas, sigurohen provat që do prangosin së shpejti 3 autorët

Supergrabitja në Rinas, sigurohen provat që do prangosin së shpejti 3 autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.