Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vizituar së fundmi Kosovën, ku është takuar me homologun e tij kosovar, Skënder Hyseni.
Në fjalën e tij, ministri shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar. Ai siguroi mbështetjen e Shqipërisë në sfidat e Kosovës.
Ministri Saimir Tahiri u ndal edhe tek çështja shumë diskutuar, ajo e arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje çështjet më të fundit që janë shtruar para jush. Pata një takim me presidentin Thaçi ku ndamë shumë lidhur me nevojën për zgjidhje konstruktive të këtyre çështjeve. Do mbetemi të vëmendshëm.
Ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia është i tepërt. Unë e kam shprehur këtë bindje duke i kërkuar EUORPOL-it, jo vetëm në rastin e Z. Haradinaj, lidhur me të gjitha urdhërat e lëshuara nga Serbia. Kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër, edhe në axhendën tonë.
Kam kërkuar që të rishikojë, të filtrojë e të mos marrë në konsideratë urdhër-arrestet serbe. Mbetemi të bindur se rruga e dialogit dhe arsyes me serbinë është rruga më e mirë.”, është shprehur ai ndër të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)