E ndiqte këmba-këmbës. 29-vjeçari mund të ketë qenë i dashuruar pas saj, por për 19-vjeçaren e gjitha ishte kthyer në makth. E reja ka vendosur ta denoncojë dhe policia ka vepruar menjëherë.
”Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal ndaj shtetasit :
L.H, 29 vjeç, banues në fshatin Miras.
Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas, ka përndjekur në vazhdimësi duke shqetësuar një shtetase 19 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.”, jep detaje policia.
Ditë më parë një shitëse butiku në Tiranë kallëzoi pronarin e saj për tentativë përdhunimi. (V.G/SHUPLAKA)