Pasi mbrëmjen e djeshme Ministri Lefter Koka deklari se policia e shtetit është e mbushur me kriminelë e trafikantë që bashkëpunojnë kundër LSI, Kryeminstri Edi Rama u përgjigj sot në facebook duke shkruar: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara.
Por kjo fjali e kryeministrit ka revoltuar vajzën e një prej figuravë të rëndëshimë në PS, Namik Dokles.
Anika Dokle i drejtohet në facebook me një gjuhë të ashpër Kryeministrit, duke i kujtuar se është në atë pozicion edhe për të qeverisur ata që ai i konsaideron “qenë”.
Në një tjetër status, Dokle i kujton Ramës se është më mirë të jesh qen se sa një kryeqen.
“Mjaft me kete “qente le te lehin”, o koka e (kar)vanit! Çfare te duket vetja ty? Je aty per te qeverisur edhe “qente”. P.S. Ne dite te veshtira ben koalicion me “qentë” ti”.-shkruan Dokle. (A.H/Shuplaka.com)