Një histori vërtet tronditëse, bëhet fjalë për jetën e një vogëlusheje. Rea është nxjerrë nga spitali e pashpresë dhe tani nuk di nëna e saj se çfarë zgjidhje të bëjë që të shërojë fëmijën e saj. Shëndetësia në vendin tonë nuk i përgjigjet. Nëna e saj e vetme dhe e braktisur nga bashkëshorti duhet të bëjë dhe infermieren në një fshat të thellë të Tepelenës dhe përpiqet për të shëruar vajzën e saj.
Rea është vetëm 12-vjeç dhe vuan nga “Karcinoma”, një lloj tumori i rëndë, i cili ka nevojë për ndërrhyrje të menjëhershme jashtë shtetit. Por qeveria nuk e ka vënë aspak ujin në zjarr për t’i ardhur sado pak në ndihmë kësaj vogëlusheje, shkruan Jeta Osh Qejf. Enkelejda, nëna e saj kërkon ndihmë pasi gjendja shëndetësore e vajzës së saj është e rëndë.
“Mjekët me Rean që nga lindja dhe deri më sot vetëm eksperimente kanë bërë”, shprehet nëna në këtë video. Ajo rrëfehet duke treguar kalvarin e vuajtjeve të saj dhe vajzës e cila po lufton me vdekjen çdo ditë. (J.V/Shuplaka)