Historiani Arben Llalla vijon të nxjerrë prova që vërtetojnë dyshimet e tij se fotoja e ushtarëve që bëjnë shqiponjën është realizuar nga sigurimi grek dhe se ata ushtarë nuk janë shqiptarë por grekë.
Së fundmi ai ka publikuar foton e një prej ushtarëve për të cilin u tha se ishte qipriot, por që në fakt, sipas Llallës rezulton të jetë minoritar grek nga Shqipëria.
Historiani pati shkruar më parë se sigurimi grek e realizoi foton me qëllim për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. (A.H/Shuplaka.com)
STATUSI
Për foton që u përfol se është ushtar në Qipro nuk është e vërtetë, ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek. Ne disponojmë tashmë adresat e tyre të Fb dhe të tjera gjëra.