Pitoti i avionit që ra në Ishëm, Guido Guidi nuk ka dhënë intervistë për “Corriere Della Sera”. Të paktën kështu është shprehur avokati i tij Aleksandër Ndrejaj në emisinon “Kjo Javë” në News 24.
Sipas tij ai është larguar nga Shqipëria pasi ka pasur probleme shëndetësore. “Ai është larguar për vizitë mjekësore në Milano dhe nuk ka shkuar te familja e tij. Guido ka bërë dhe vizitë mkjekësore në Shqipëri. Masa ndaj Guidit është garancia prej 10 mijë eurosh. Vazhdon procedimi penal ndaj Guido Gudit. Ai nuk ka bërë marrëveshje me Prokurorinë. Ai ka qëndruar edhe në banesën time. Vijonë hetimet”, u shpreh avokati. (J.V/Shuplaka)