Pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të kufizuar vizat me SHBA-në për 7 shtete, kryesisht me shumicë myslimane, gjigandi i kërkimit “Google” ka mbledhur urgjentisht stafin e vet.
Sipas BBC ‘Google’ është i shqetësuar nga urdhri i presidentit dhe çdo masë tjetër që mund të bllokojë talentet e mëdha në Shtetet e Bashkuara.
Po kështu shkruhet se ‘Google’ ka thirrur në bazë rreth 100 anëtarë të stafit që jetojnë jashtë Amerikës për këtë çështje. Po kështu edhe ‘Microsoft’ ka paralajmëruar aksionerët e saj se kufizimi i lëvizjes së emigrantëve mund të ketë një impakt jo pozitiv në biznesin e saj. Sektori i teknologjisë bazohet tej mase në punonjës me aftësi të lartë dhe të mirëpaguar që jetojnë jashtë Amerikës. (J.V/Shuplaka)