10:39 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Bylykbashi: PS-LSI akuzojnë njëri tjetrin për pazare të prishura. Na konsiderojnë dele

21:16 | 28/01/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
Bylykbashi: Vangjush Dako lë njerëzit të vdesin rrugëve dhe shpenzon 6 milion dollarë për…

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar në facebook për tensionin PS-LSI, duke shkruar se “kjo mazhorancë i konsideron shqiptarët dele, teksa akuzojnë njëri tjetrin për korrupsion e trafiqe droge”.

“Po kush i mbajti keta hajdute ne pushtet? Po ku ishin deri para nje jave, nje muaji, gjashte muajsh, nje viti, para dy vjetesh a me heret akoma kur keto akuza i ngriti me prova PD dhe keta ose heshten ose votuan se bashku dhe me pas ndane parate dhe pushtetin, perzune bashkarisht njerez nga administrata etj?”-pyet Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, akuzat mes PS-LSI vijnë për pazare të prishura mes njëri tjetrit. (A.H/Shuplaka)

JA SHKRIMI I PLOTË:

Po ndahen dhe shqyhen mes vedit!

Si i thone llafit, “plasi ne Kuçove”! Po na dalin keta te LSI tani dhe gjoja po u tregojne munxet aleateve socialiste! I akuzojne per korrupsion, per trafiqet e droges, per blerjen dhe vjedhjen e votave, per abuzim me policine, per shkaterrimin urban nepermjet betonit, per mjekesine e shpartalluar e te vjedhur, per varferine, te pastrehet dhe papunesine, e ku di çfare tjeter!

Nderkohe Rama u thote: “qente le te lehin, karvani shkon perpara”. Ja si shqyhen tani!

Po kush i mbajti keta hajdute ne pushtet? Po ku ishin deri para nje jave, nje muaji, gjashte muajsh, nje viti, para dy vjetesh a me heret akoma kur keto akuza i ngriti me prova PD dhe keta ose heshten ose votuan se bashku dhe me pas ndane parate dhe pushtetin, perzune bashkarisht njerez nga administrata etj? Kur mbreti eshte i keq, edhe ai qe e mban ne karrige eshte po aq.

Madje LSI kane filluar sulmin kunder PS edhe ne Durres! Dako i korruptuar, po mbulon me beton qytetin, se sheshi para Bashkise ishte skandal, se policia eshte pjese e trafiqeve te droges ne majat e saj, se krimi ka kapur Dakon dhe qytetin etj!

Po kur i thonim ne gjate gjithe ketyre viteve pse nuk dolen te na mbeshtetnim nese na qenkan kaq parimore? Kur prishen pazaret dhe fillon shahesh, nuk ka vlere asgje sepse te gjithe e kuptojne se eshte qaravitje per pazaret e prishura. Po ashtu nuk ka asgje parimore te presesh prillin per te bere parimorin! Te thuash te verteten nuk te ben automatikisht te jesh i vertete!

Po sikur te ishte kaq, hajde de. Nese ajo Vela e betonit e Dakos qe kushton 6 milion USD e qe do mbuloje murin antik dhe do i zere frymen Torres Veneciane, kur me ato para zgjidheshin halle te perditshme te durrsakeve, kur fondet e buxhetit shkojne vetem per betonizim te qendres se Durresit por asgje per hallexhinjte qe vdesin ne te ftohte, per te pastrehet, per banoret e ishkomunave qe permbyten por kanalet nuk u pastrohen, kur asgje nuk investohet per plehrat qe digjen ne qiell te hapur dhe qe helmojne ajrin e durrsakeve, etj, pse LSI miratoi buxhetin e Dakos? Sa vlejne keto akuza nje jave pasi mbyllen pazaret se si do ndahen parate e buxhetit te durrsakeve?

Keta te kesaj mazhorance mos i dine durrsaket apo shqiptaret ne pergjithesi se jane dele apo si eshte puna? Na paskan hallin se kush do dali i pari, PS apo LSI se nuk duan t’ia dine per PD. Te presin. Cdo veper korrupsioni qe kane bere e ka te gjate afatin e parashkrimit te ndjekjes penale! Edhe po t’ia mbathin ne Bahamas apo ishujt Kayman, prangat ne Rinas i presin!

E kam thene here tjeter: me buke ne trajse do u ngjitemi nga pas dhe te shohin si do t’u shkoje halli! Edhe krimineleve qe i mbeshtesin, edhe atyre maskarenjve drejtore qe kane vene si rreshtere per te blere vota dhe karta identiteti! Edhe oficereve te policise qe i mbeshtesin ne trafiqet e droges!

Per kauzen tone morem mbeshtetje te plote ne EPP ne Bruksel dhe ne Bundestag dhe CDU ne Berlin.

Koha e palaçolleqeve ka marre fund! Te presin se do ta shohin shpejt!

Etiketa: bylykbashikoalicionitensione
Pas

Shpërthen deputeti i PS-së: Më mirë të qeverisim me PD-në sesa me LSI-në

Para

Reagon Bora Zemani për murin e shtrembëruar, “thumbon” portalet dhe divat e Instagramit (FOTO)

Para
Reagon Bora Zemani për murin e shtrembëruar, “thumbon” portalet dhe divat e Instagramit (FOTO)

Reagon Bora Zemani për murin e shtrembëruar, "thumbon" portalet dhe divat e Instagramit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

Mossad u dërgon ultimatum gjeneralëve iranianë: Largohuni brenda 12 orësh

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.