Këngëtari i mirënjohur Noizy, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ka folur për disa tema të ndryshme. I ngacmuar nga moderator Ermal Mamaqi për sherrin që ndodhi me Babastarsat ai është shprehur se ishte thjesht një keqkuptim.
“Jo, nuk është e vërtetë që ndodhi për faktin që bëmë ato batutat tona. Thjesht ka qenë që ishim të gjithë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nuk po hyj në detaje si qysh tek ndodhi. Por nuk e di, ndoshta ishin ca keqkuptime në momentin që ne ishim në hotelin ku ndodhi ajo. Në momentin që erdhën ata ma merr mendja që erdhën keq, erdhën pak si me shpejtësi dhe aty ndodhi përleshja që ndodhi. Por që, realisht nuk jam këtu, jo vetëm këtu por në asnjë vend që të jap frymëzimin që njerëzit të ndjekin ato lloj hapash. Ka shumë gjëra pozitive që artistët, jo vetëm Noizy, por shumë artistë japin mesazhe pozitive dhe ma merr mendja që ato janë gjerat që fansat e mi duhet të ndjekin dhe jo atë që ndodhi. Edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët, edhe unë bëj gabime, por fakti që jam i njohur bën që gabimet e mija bëjnë shumë bujë. Besoj se po, sherri është mbyllur me Baba Starsat”, u shpreh reperi. (J.V/Shuplaka)