Një punonjëse myslimane është sulmuar në Aeroportin John Kennedy të SHBA-ve nga një pasagjer.
Pasagjeri me emrin Robin Rhodes e ka sulmuar në sallën e pritjeve punonjësen muslimane në linjën ajrore Delta.
57-vjeçari Rhodes kishte ardhur nga Aruba dhe iu afrua zyrës ku ndodhej Rabeeya Khan e më pas ka goditur derën e Khan e cila mbante mbulesë dhe nisi të bërtasë:
“Çfarë bën këtu, po fle, po fal namazin?”
Pasagjeri e ka kapur për krahu muslimanen dhe ka tentuar ta nxjerrë nga zyra e saj.
Prokuroia ka deklaruar se Rhodes është arrestuar nën akuzat për sulm, mbajtje me forcë, kërcënim dhe urrejtje. (A.H/Shuplaka)