Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuata të Amerikës dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar sot bisedën telefonike të shumëpritur.Kjo telefonatë është quajtur historike nga mediat amerikane dhe ato britanike.
Zyrtari për media i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spiecer ka publikuar një fotografi ku tregon Presidentin Trump duke folur në telefon me Presidentin rus Putin. Sipas tij plot 50 minuta ka zgjatur biseda mes 2 liderve kryesorë të botës. Kjo telefonatë është parë si një bisedë që është parë si provë e parë për të rivendosur nga embrion të ri në marrëdhëniet amerikano-ruse, të kufizuara në masë të madhe gjatë viteve të fundit.
Telefonata u mirëprit nga zyrtarët më të lartë rusë, por u pa me një lloj padurimi nga kritikët e Putin në Uashington dhe në Evropë, të cilët frikësohen se Trump mund të heqë dorë angazhimet kryesore të SHBA, duke përfshirë sanksionet e vendosura pas aneksimit të Krimesë, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Kremlinin.
Teksa bisedon me Putin, presidenti amerikan shihet i rrethuar nga zëvendësi i tij Mike Pence, këshilltari për Siguri Kombëtare Micheal Flynn, këshilltari i Lartë Steve Bannon dhe shefi i Shtabit Reince Priebus. (J.V/Shuplaka)