20:43 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Njëri pas tjetrit, 600 gjyqtarë dhe prokurorë nga i gjithë vendi te Inspektoriati i pasurive

10:42 | 29/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
Njëri pas tjetrit, 600 gjyqtarë dhe prokurorë nga i gjithë vendi te Inspektoriati i pasurive

Një nga kërkesat e Vettingut është padyshim dhe hetimi i pasurisë së njerëzve që janë pjesë e institucioneve të drejtësisë. Dita e djeshme ka qenë shumë aktive pranë ILDKPKI-së pasi në mbyllje të orarit zyrtare 600 gjyqatarë dhe prokurorë nga i gjithë vendi kanë dorëzuar formularët e Vettingut.

Mësohet se me numrin e prokurorëve e gjyqtarëve që kanë dorëzuar formularët deri në mbyllje të orarit ditën e djeshme, konsiderohet se procedura është ezauruar nga rreth 70 për qind e totalit të personave që do t’i nënshtrohen vetingut. Procesi mësohet se është i hapur dhe vazhdon deri në ditën e martë të javës që vjen, më datë 31 janar, kur përfundon edhe afati për dorëzimin e formularëve të vetingut, shkruan një e përditshme.

Procedura më pas parashikon një kontroll formal të dosjeve nga ILDKPKI dhe më pas, shqyrtimi bazik i dosjeve do të bëhet nga Komisioni i Vetingut, i cili ende nuk është krijuar.

Gjatë këtyre ditëve, ILDKPKI krijoi dhjetë sportele për pranimin e dokumenteve, me qëllim që të përballojë fluksin nga prokuroritë e gjykatat e Tiranës dhe gjithë rrethet e vendit.

PASURITË

Sipas verifikimeve paraprake që janë bërë në formularët e dorëzuar deri më tani, rezulton se gjyqtarët e prokurorët kanë pasuri të shumta në emër të tyre dhe të personave të afërm. Përveç apartamenteve, makinave, tokave dhe llogarive bankare, gjyqtarët e prokurorët kanë deklaruar edhe aksione në biznese të ndryshme. Pronë- sia në këto raste deklarohet se i përket bashkëshortit/es së prokurorit apo gjyqtarit.

Një tjetër fenomen që vihet re është se një pjesë e mirë e prokurorëve e gjyqtarëve që zotërojnë pasuri të tilla, në shumicën e rasteve i paraqesin ato si të krijuara para se të nisnin punën në sistemin e drejtësisë, apo si pasuri të trashëguara.

Në raste të tjera, llogaritë bankare apo prona të tjera paraqiten si të përfituara nga dy punësime apo në disa raste edhe tri apo katër punë të ndryshme që gjyqtarët e prokurorët deklarojnë se i kanë kryer në të njëjtën kohë.

Veçanërisht e përmendur te dy apo trepunësimi është mësimdhënia në institucionet e arsimit shtetëror apo privat. Deri tani mësohet se nuk ka asnjë gjyqtar apo prokuror të dorëhequr për t’u shmangur nga vetingu.

Edhe Sylejman Tola, prokuror në Krujë, për të cilin u aludua, në fakt rezulton se nuk është dorëhequr, por duke qenë se dilte në pension në shkurt, ka njoftuar ILDKPKInë se nuk do të kalojë në veting, edhe pse e ka deklaruar të gjithë pasurinë.

 

 

Etiketa: deklarimi i pasurivegjyqtareprokurorereforma ne drejtesiVettingu
Pas

”Po mos isha e vërtetë, do isha e papunë”, FIORI DARDHA në një intervistë që s’duhet humbur… Të reja për dasmën dhe fustanin që ka zgjedhur (FOTOT)

Para

Nisen drejt aventurës Llogara, çifti i të rinjve rrezikon jetën mes borës dhe malit

Para
Nisen drejt aventurës Llogara, çifti i të rinjve rrezikon jetën mes borës dhe malit

Nisen drejt aventurës Llogara, çifti i të rinjve rrezikon jetën mes borës dhe malit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.