Në një vend postkomunist si ky i yni që ka kaluar një nga regjimet më të egra, ajo çka mbetet më pas janë hijet e dyshimeve për shumë nga personazhet.
Qofshin këta edhe njerëz të artit dhe të kulturës. Është e vështirë të flasësh për shkrimtarë të shkëputur tërësisht nga sistemi pavarësisht se mund të jenë më të mirët në letrat e tyre.
Dhe padyshim edhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Shqipëri Ismail Kadare, nuk u ka shpëtuar këtyre polemikave. Në ditëlindjen e tij të 81 gazetari Denis Dyrnjaja ka dy pyetje të hapura për të.
‘’Pyetjet që kam dashur t’i bëj nga hera Ismail Kadaresë janë: a beson vërtet dhe vetë se ke qenë disident?
Dhe a do kishe këtë famë që ke, nëse nuk do kishe pas Shqipërinë dhe realitetin e saj fatkeq të diktaturës, jo thjesht realitetin tënd?
Sa për ditëlindjen, për shumë vjet e shëndet pastë!’’, shkruan ai.
Pa dashur të jepet një përgjigje koncepti disident nënkupton që shkrimtari të mos ketë botuar as edhe një shkrim të vetëm në të njëjtin vijë ideologjike me regjimin, gjë që shumë pak ose aspak shkrimtarë e kanë bërë gjatë shekullit të kaluar në Shqipëri.
Dhe përsa i përket pyetjes së dytë duam apo s’duam Shqipëria shihej si vendi i izoluar i Europës nga shumë prej vendeve të botës dhe kjo padyshim që ka shërbyer që pas rënies të regjimit të ketë një shtim të kureshtjes dhe për shkrimtarët shqiptarë. (E.K/SHUPLAKA)