Roger Federer ka fituar Australian Open, “Grand Slam”-in e parë të vitit në tenis dhe atë numër 18 në karrierë.
Tenisti zviceran mundi në një finale që zgjati 5 sete spanjollin Rafael Nadal, i cili ishte favorit. Rezultati i takimit: 6-4, 3-6, 6-1, 3-6 dhe 6-3.
Në moshën 35-vjeçare, dukej e pamundur që Federer të fitonte një turne të madh, por ai përfitoi nga eliminimi i hershëm i Djokovic dhe Murray, duke arritur të shkojë deri në fund e duke fituar një tjetër titull “Grand Slam”. (E.K/SHUPLAKA)