19:17 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokainë e para false në tavolina, shoqërohen 10 balerina. Policia bastis tallavatë e Durrësit

14:32 | 29/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokainë e para false në tavolina, shoqërohen 10 balerina. Policia bastis tallavatë e Durrësit

Kokainë dhe kartëmonedha të falsifikuara janë gjetur në disa lokale nate në Durrës. Gjatë një operacioni blic të realizuar në disa tallava të qytetit bregdetar mbrëmjen e djeshme, Policia e Durrësit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona.

Dy prej tyre janë pronarë lokali, D.V. 24 vjeç, dhe B.K. 23 vjeç, pasi akuzohen se kanë përshtatur këto ambiente për përdorim droge, ndërsa 37-vjeçari L.Gj nga Tirana akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sakaq, uniformat blu kanë shoqëruar 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim.

Detajet e policisë:

Zbatim plan-masash për rritjen e sigurisë së qytetarëve nga të gjitha Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Policia e Durrësit ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme zbatimin e planit të masave duke ngritur pika kontrolli dhe ushtruar kontroll në ambiente dhe lokale nate për persona në kërkim dhe sende të kundraligjshme.

U kontrolluan 7 lokale nate, kryesisht tallava.

U shoqëruan 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim.

Sekuestrohet Kokainë dhe kartmonedha të falsifikuara.

Fillon proçedimi penal në ngarkim të tre shtetasve.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për falsifikim të monedhave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Efektivet  e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale,  kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e  sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

Janë kontrolluar 7 lokale nate, kryesisht tallava.

Janë shoqëruar 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim.

Specialistët për Narkotikët filuan proçedimin penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasve:

• L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari I lokalit, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

• B.K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale
“Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Proçedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D.V.  dhe kamarier shtetasi B.K. u gjet dhe sekuestrua(në një pjatë), në cilësinë e provës materiale:

• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 shtetas për verifikim dhe pas veprimeve  hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 shtetasit e lartpërmendur.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Ermir Paci 18 vjeç,  banues në Durrës, për veprën penale”Falsifikimi I monedhave”.

Gjatë kontrollit personal i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor,  drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, në masën 1.00 mg/litër shtetasin:

• Erenato Nazeraj, 38 vjeç, banues në Fier.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ku nuk do të   ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.

Etiketa: aksiondurrespolicia
Pas

PD sërish akuza: Rama dhe Klosi me dhunë bllokuan votën për Urdhrin e Psikologut

Para

Barcelona i bën nder Realit, hap fals kundër Betisit. Pëson edhe gol (VIDEO)

Para
Barcelona i bën nder Realit, hap fals kundër Betisit. Pëson edhe gol (VIDEO)

Barcelona i bën nder Realit, hap fals kundër Betisit. Pëson edhe gol (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 150 ushtarë të FSK-së do të marrin pjesë në programin JRTC në SHBA

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gjermania do të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi me Ukrainën, Rusia propozon negociata më 2 qershor në Stamboll

Gonzato, bisedë të hapur me të rinjtë korçarë të pasionuar pas teknologjisë

Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

Besimi i qytetarëve europian tek BE kap shifrën rekord prej 52%, niveli më i lartë që nga viti 2007 sipas Eurobarometrit

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll, ja çfarë pritet të diskutohet

“Farsa e Votimit të Diasporës” Jozefina Topalli: Si po shndërrohet një e drejtë Kushtetuese në vegël partie

Vetëdorëhiqet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Prof. Dr. Alma Cani, ja kush do ta zëvendësojë

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.